Mëngjesin e sotëm banorët e Astirit janë ngritur duke protestuar për të mbrojtur banesat e tyre, pas paralajmërimit të IKMT-së se do të ndërhyjnë për të shembur banesat, për ti hapur rrugë ndërtimit të Unazës së Re.

Banorët u shprehën për Fax News se nuk janë kundër projektit, por ato kërkojnë dialog me qeverinë për zgjidhjen dëmshpërblimit të banesave të tyre.

Ndërkohë lidhur me protestën e tyre ka reaguar edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan se “një pjesë e familjeve kanë marrë paratë për ndërtimet pa leje në mes të rrugës, pjesa tjetër në foto është futur për zhvillim duke liruar rrugën e duke marrë nga 1-3 apartamente në këmbim!

“Astiri?

Një pjesë e familjeve kanë marrë paratë për ndërtimet pa leje në mes të rrugës, pjesa tjetër në foto është futur për zhvillim duke liruar rrugën e duke marrë nga 1-3 apartamente në këmbim!

Bullizmi politik i partive që bllokojnë punët publike nuk ka vend në Tiranë!”- shkruan Veliaj.

Pas këtij postimi banorët e Unazës së Re kanë komentuar në faqen e Veliajt, duke i shkruar që të qetësohet dhe se për këtë do të flasin nesër.

“Qetësohu! Flasim nesër!”- shkruan faqja e menaxhuar nga banorët e Unazës së Re, koment i cili është fshirë menjëherë nga Veliaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re