Një aksident i rëndë u shënua mëngjesin e kësaj të mërkure, në një nga galeritë e minierës së Bulqizës në zonën D. Një minator 30- vjeçar ka humbur  jetën si pasojë e goditjes nga një masiv shkëmbor,në thellësi te galerise.
 
Burime nga vendi i ngjarjes benë me dije se Eris Keta, ka qenë në frontin e punës në momentin që është goditur nga masivi i shkëmbit. Pranë tij mësohet se kanë qenë edhe punëtore të tjerë të cilët nuk janë lënduar.
 
Nxjerrjen e tij në ambientet e jashtme e kanë bërë minatorët dhe menjëherë e kanë dërguar Keten në spital, por ai kishte ndërruar jete. Ne Bulqizë, ka shkuar grupi i avari shpëtimit, si dhe grupi hetimor per te zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re