Të gjithë nxënësit që u asfiksuan një ditë më parë në gjimnazin e Shupenzës në Bulqizë, kanë lënë spitalin dhe janë dërguar në shtëpi.
 
Sipas të dhënave të mjekëve, gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar dhe nuk ishte e nevojshme qëndrimi në spital.
 
Ndërkohë një grup ekspertësh janë në shkollën e mesme për të bërë verifikimet e nevojshme, me qëllim  riparimin e defekteve, kryesisht ne zhbllokimin e oxhaqeve
 
Bëhet fjalë për ekspert të kaldajave, të cilët do të masin edhe nivelin e gazit në klasa.
 
Mendohet se ditën e hënë procesi mësimor do të vijojë normalisht.
 
Një ditë më parë 60 nxënës dhe mësues u asfiksuan në këtë shkollë si pasojë e rrjedhjes së gazit nga kaldajat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re