Trupi i Muharrem Plakut, tekniku 61 vjeçar që mbeti i bllokuar në një minierë të Bulqizës, u gjet orët e vona të mbrëmjes. Muharrem Plaku kishte ndërruar jetë pasi trupi iu gjet pikërisht i bllokuar në zonën ku kishte ndodhur shembja mëse 5 ditë më parë, të mërkurën e javës që lamë pas.

Grupi i avari-kërkimit së bashku me kolegët e Plakut, e kërkuarn 61 vjeçarin duke punuar ditën e natën, me shpresën se do ta nxirrnin nga thellësia e tokës gjallë.

Një koleg minator, deklaroi për median se aksidentet në miniera kanë qenë e do të mbeten prezente. Ai thotë se tashmë në ka dalë në pension, por pasojat e punës në minierë “ndjekin” këto minator.

“Aksidentet në minierë kanë qenë, dhe do të vijojnë të jenë. Unë për veten time kam kaluar shumë rreziqe.  Prej sforcimit nga puna në minierë jam bërë operacion për zemrën. Tani jam pensionist, por vështirësitë e minierës i di shumë mirë.

E di shumë mirë çdo të thotë minierë, pluhura, gazra, thellësi, mos mbushje me frymë. Ka shumë probleme. Ka nga më të ndryshmet. Nuk mund ta imagjinosh se ç’del pasi të punosh 30 vite në minierë.  Statusi ekonomik është i dobët, nuk mund ta mbulosh shëndetin me financën që do të marrësh pension.”-tregoi minatori..

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re