Monitorimi i nivelit të gazit në klasat e gjimnazit “Rifat Manjani” në Bulqizë shtyn pezullimin e mësimit edhe për tre ditë. Aparaturat u vendosën nga specialistet e Institutit të Shëndetit Publik të shtunën dhe do të qëndrojnë aty deri të mërkurën.
 
Gjithashtu në shkollë është ndërhyrë edhe për zhvendosjen e oxhakut, nga ambientet e brendshme të shkollës, në ato të jashtme. 60 nxënës e mësues u asfiksuan të premten, si pasojë e shpërthimit të tymit të kaldajës në gjimnazin e Shupenzës.
 
Gjatë fundjavës në të gjithë qarkun e Dibrës janë kontrolluar të gjitha shkollat që përdorin sistem ngrohjeje me kaldajë me urdhër të ministres së arsimit, Lindita Nikolla, për të shmangur një situatë të ngjashme si ajo e Shupenzës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re