Ish-minstri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me arrestimet e ish-zyrtarëve dhe ndërtuesve të pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, në Vorë, Kashar dhe Farkë. Përmes një postimi në Facebook, Manjani shkruan me ironi se: “Gjeografia e arrestimeve për pasojat e tërmetit shpjegon shumë qartë moton “Fajin e ka Saliu”. Sipas tij, arrestimet duhej të nisnin nga bashkitë e Durrësit e Tiranës dhe jo Golemit e Farkës.

REAGIMI I PLOTË I YLLI MANJANIT:

Siç e parashikuam… Asnjë surprizë! Gjeografia e arrestimeve për pasojat e tërmetit shpjegon shumë qartë moton “Fajin e ka Saliu”. Shihni me vemendje! Arrestohen në Thumanë e Golem, por jo në Durrës. Sot arrestohen në Vorë, Kashar e Farkë por jo në Tiranë. Pra në bashkitë e Durrësit dhe Tiranës nuk ra tërmet…! Edhe për tërmetin e fundit, megjithse pas 7 viteve nga qeveria e Tij, prap Ai e ka fajin.

Policia e Tiranës ka zhvilluar një mega-operacion pasditen e sotme në periferitë e Tiranës. Në pranga kanë rënë 27 persona, mes tyre ndërtues, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të zonave periferike të kryeqytetit, ndërsa po punohet për kapjen e 11 të tjerëve. Të arrestuarit dhe të shpallurit ën kërkim akuzohen për abuzime me ndërtime që kanë sjellë pasoja të mëdha pas tërmetit të 26 nëntorit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re