Shqipëria këtë vit priti një numër të madh turistësh. Të cilësuara edhe si “maldivet e Europës”, vendi jonë u vizitua nga shumë turistë, të cilët shprehën mendime pozitive për cilësinë dhe çmimet.

 

Zak Topuzi, ekspert i turizmit shprehet se Shqipëria nuk ishte e përgatitur sa duhet që këtë vit të priste këtë bum turistësh. Në një intervistë për emisionin “7pa5”, Topuzi tha se turistët që u panë këtë sezon në Shqipëri, e dëmtojnë më shumë imazhin e vendit tonë.

 

“Ne nuk na mjaftojnë vetëm porti i jahteve. Duhet vitalizuar një zonë. Ndërtohen vilat dhe 95% të kohës rrinë bosh. Kjo gjë ka dështuar edhe në Spanjë edhe në Turqi. Ne jemi vendi i fundit për nga ccmimet me cilësinë sipas raportit të BE. Kjo ishte edhe reklama që bëmë, hajdeni në Shqipëri se është më lirë. Shqipëria u mbush me familjarë për ta eksploruar se u reklamua bukur dhe lirë. Kjo e dëmton vendin kur vijnë masivisht. Ne nuk jemi gati. Turistët që erdhën i shihje të ulur në zgara dhe lokalet e luksit ishin pothuajse bosh.  Mali i Zi ka 2.3 herë më shumë ambiente komodimi. Sot në apartament në Budva është 5 mijë euro metri katror, sepse ka vetëm hotele me 5 yje dhe vetëm një pallat që shiten shtëpi. Ky është turizmi elitar”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re