Parlamenti gjerman votoi me shumicë votash pro hapjes së negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Verit.

 

Pas një debati i cili zgjati 40 minuta, 350 deputetë votuan pro dhe 188 votuan kundër.

 

Deputeti Josip Jutarovic në fjalën e tij u bëri apel ligjvënësve për të dhënë një shans, pasi Bashkimi Europian është alternative e vetme, ndërsa për deputetin Florian Hahn nga CDU/CSU.

 

Shqipëria ka bërë përparim dhe duhet ti jepet një shans historik.

 

Gjithashtu u theksua fakti se kriteret e vendosura janë shumë të forta për Shqipërinë dhe janë të ndara në dy faza.

 

Ndërsa deputeti i partisë të Gjelberit Manuel Sarrazin u shpreh i lumtur për këtë vendim, pasi Shqipëria ka bërë përparim të madh, si dhe theksoi se Kushtet e vendosura nuk janë të drejta, por janë të tepruara, janë te teperta.

 

Sipas tij nuk eshe e drejte që Bundestagu të vendose kritere shtese për Shqiperine.

 

Tashme Shqiperise i nevojitet po nga Holanda dhe Franca, te cilat jane treguar skeptike, me qellim hapjen e negociatave ne samitin e tetor ne Bruksel.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re