Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha ka hedhur akuza nga Shkodra në drejtim të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Por kur pyetet nga gazetarët për bunkerizimin e PD-së, Basha e etiketoi si një “mashtrim i makinacionit që po përdoret nga Sali Berisha”.

Gazetari: Bunkerizimi i PD? “Edhe ky është një mashtrim i makinacionit që po përdoret. Sa hapa keni parë ju nga pala që solli përçarje? Ato ishin masa mbrojtëse ndaj konfliktit të krijuara nga një njeri për interesa personale. PD mori masa që asnjë demokrat të mos dëmtohej. Lulzim Basha mori përgjegjësinë e tij, kur do e marrë përgjegjësinë Sali Berisha për të çliruar Partine Demokratike. Unë flas për bashkim ai flet për përçarje. Sot është pushtim i selisë por jo pushtim i zemrave të demokrateve”, tha Basha.

Basha tha se nismën e tij të takimeve me demokratët do ta shtrijë në të gjithë vendin, për atë që tha se e ka marrë si mision për bashkimin e demokratëve.

“Dua të falënderoj nga zemra demorkatët e Shkodrës për mikpritjen që më ofruan sot. Sic kam bërë të qartë gjithë këto ditë hapin tim të dorëheqjes e kam konsideruar si një hap për të ndihmuar qetësimin pajtimin, dhe ringritjen e PD-së por kurrësesi heqjen dorë nga përgjegjësia ime ndaj demokratëve dhe njerëzve të sakrificës. Sot më shumë se kurrë kur Shqipëria po lëndon nga keqqeverisja sic e di gjithë Shqipëria, është detyra e demokratëve që të qëndrojnë fort. Nuk është e lehtë pasi brenda familjes tonë po zhvillohet një dramë, shpesh herë i zhyt njerëzit në pesimizëm për të nesërmen. Janë një mundësi e madhe për tu ndarë me të shkuarën një mundësi e madhe për të pastruar vetveten dhe familjen tonë politike nga shumë aspekte jo shumë pozitive që na kanë shoqëruar të cilat i kemi parë dhe kemi bërë sikur si kemi parë. Unë e vlerësoj bashkëbisedimin me demokratët shkodranë që vazhdon prej javësh dhe do të vazhdojë anembanë Shqipërisë në mënyrë që asnjë demokrat mos lihet i lënë pas dore dhe i braktisur. Unë jam i vendosur që të bashkoj demoratët rreth vlerave dhe ta kthejmë në realitet. Shqiptarët kanë nevojë për PD si alternativa e shpresës.Është momenti për të thënë haptazi dhe të çliruar. Prej kohësh debati zhvillohet aty ku i leverdis personalisht një grupi njerëzisht dhe jo aty ku duhet të jetë në emër të interesit publik. Shqiptarët sot janë të dëshpëruar sepse jetojnë në një sistem skllavërie, ku një grusht njerëzish mbajnë peng politikën dhe përmes politikë ekonominë dhe dinjitetin e qytetarëve. Ky bashkëbisedim është në funksion të bashkimit, nuk mund të flasësh për bashkimin ndërkohë ngre në piedestal antivlerat. Nuk mund të ketë PD kartën morale dhe shpëtimin të shqiptarëve nga një regjim i pakicës nëse braktis motivin që ka lindur që është vlera perëndimore”, u shpreh Basha.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re