Skip to content

“Burg, hajdut”/ Protestuesit kapin mat Bledi Çuçin. Revoltohet Delina Fico, gjuan me lugë e shishe qytetarët

Fico1

Pasi kanë kapur mat disa nga eksponentët më të lartë të Partisë Socialiste, protestuesit sot zunë në befasi Bledi Çuçin.

Sapo e kanë parë në kafene, protestuesit kanë thirrur njëzëri “burg, burg”.

Pas revoltës së qytetarëve, i pari që iu kthye protestuesve ishte vetë Çuçi.  Por, protestuesit iu kthyen, duke i thënë “hajdut”.  

Por, reagim më të ashpër pati bashkëshortja e Çuçit, Delina Fico. Kjo e fundit mori lugën e më pas shishen nga tavolina dhe me të gjuajti protestuesit. Por qytetarët reaguan, duke u habitur nga reagimi i Ficos.

Sot ishte dita e 117 e protestës, ndërsa revolta e qytetarëve mbetet e lartë, sidomos pas skandaleve të njëpasnjëshme të fundit të qeverisë.