Subscribe

Ndryshe nga ajo që kërkoi Prokuroria, Gjykata e Tiranës ka vendosur këtë të shtunë masën ‘burg me afat’ për tre të rinjtë e arrestuar më herët, të dyshuar se shisnin kokainë në Tiranë.

 

Konkretisht gjykata caktoi 45 ditë burg me afat për Denis Mustafën, ndërsa për Robert Domin dhe Andrea Demën u vendos 30 ditë burg.

 

Tre të arrestuarit kanë mohuar që të jenë të përfshirë në shitjen e kokainës. Madje Mustafa tha se punon banakier në një lokal dhe aty ka njohur një djalë, i cili i ka dhënë një pako të cilën do ta merrte më vonë. Ditën e arrestimit sipas të riut kishin lënë takim në rrugën “Myslym Shyri” për t’i dhënë pakon që e kishte në mjetin e tij. Ai tha se nuk kishte dijeni që pako kishte kokainë brenda saj.

 

Pas takimit, personi tjetër është larguar dhe mendohet se ka qenë i infiltruar i policisë. Më pas kanë ndërhyrë kolegët e tij dhe kanë arrestuar të riun. Ndërsa avokatët e Robert Domit dhe Andrea Demës pretenduan se klientët e tyre nuk kanë asnjë njohje me Mustafën. Ata thanë se të rinjtë ndodheshim rastësisht në zonë dhe janë gjendur të rrethuar nga policia.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re