Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 27-vjeçarin Rildi Koçja, i cili plagosi me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij.

 

Gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura ndërsa i pandehuri pranoi  autorësinë e sulmit. Ai akuzohet nga prokuroria për “plagosje të rëndë me dashje” dhe “vrasje të mbetur në tentativë”.

 

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të dielës në  lagjen “1 maji”, ku 27-vjeçari Rildi Koçja nga Tirana goditi vjehrrin e tij, Xhevdet Braushi dhe më pas kunatin, Albion Braushi, duke i plagosur rëndë.

 

Shkak  dyshohet se u bënë konfliktet që i riu kishte me vajzën e familjes Braushi.

https://berati.tv/wp-content/uploads/2023/02/makina-me-qera.png