ITALI – Tre biznesmenë shqiptarë janë njohur sot me masën e marrë nga Gjykata italiane pasi akuzohen për trafik kokaine.

“Il Secolo” shkruan se tre shqiptarët janë arrestuar gjatë fundjavës në provincën e Imperias.

Ata janë Ylber Luca, bashkëshortja e tij Adelina Laci dhe Maria Shaba. Sipas Gjykatës, arrestimi i tyre ishte i ligjshëm: Ylber Luca, pronar i barit “Tre Stelle”, Adelina Laci, që drejtonte restorantin “Cinquantasei” dhe Mario Shaba, punonjës në lokalin “Giro Pizza”.

Për dy meshkujt u vendos masa arrest me burg, ndërsa për Adelinën u dha arrest shtëpiak pasi duhej të kujdesej për fëmijët.

Bizneseet e çiftit shqiptar janë sekuestruar nga policia italiane. Sipas mediave fqinje, nga shitja e kokainës në lokalet e tyre fitonin 2-3 mijë euro në ditë.

(e.f/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re