Ish-drejtoresha e OSHEE, Albana Ferraj u la në burg pa afat nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion.

 

Ajo akuzohet se mori ryshfet afro 132 mijë euro për favorizimin e një kompanie italiane ne një tender te vitit 2016.

 

Mbi Albana Ferrajn rëndon edhe akuza e pastrimit të parave.

 

Ish-drejtoresha e OSHEE ishte shpallur në kërkim nga prokuroria që në vitin 2020, por u arrestua të premten nga uniformat blu të kryeqytetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re