Një gjykatë e Vatikanit dënoi të enjten Angelo(Engjëll) Caloiu, ish-kreu i Bankës së Vatikanit, për përvetësim dhe pastrim parash, duke i dhënë atij një dënim me burg 8 vjet e 11 muaj, njoftoi Reuters.

Caloia, 81 vjeç, ishte president i bankës, i quajtur zyrtarisht Instituti për Çështjet Fetare (IOR), nga 1999 në 2009.

Vendimi e bëri atë zyrtarin më të lartë të Vatikanit të dënuar ndonjëherë për krim financiar.

Të dënuar gjithashtu ishin 97-vjeçari Gabriele Liuzzo dhe djali i tij 55-vjeçar Lamberto Liuzzo, avokatë që ishin këshilltarë të bankës.

Treshja u shpall fajtore për përvetësim parash nga shitja e pasurive të patundshme italiane në pronësi të bankës nga 2001 në 2008.

Ata thuhet se raportuan çmime shumë më të ulta të shitjes dhe u përvetësuan dhjetëra miliona euro të diferencës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re