Personi që po shikoni në video u arrestua të dielën nga Policia e Tiranës për ngacmim seksual dhe kanosje me thikë, krime që dyshohet i kreu të dyja brenda ditës. Ai quhet Marash Gjoklaj dhe ishte dënuar me katër vjet burg për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, por ishte lënë i lirë me kusht nga Gjykata e Tiranës.

 

Sot po kjo Gjykatë caktoi ndaj tij masën “arrest në burg” pas denoncimit nga punonjësja e dyqanit të rrobave që ai ngacmoi seksualisht.

 

Vizion Plus ka siguruar dëshminë e vajzës, e cila ka thënë se Marash Gjoklajn nuk e takuar asnjëherë, por ai ka shkuar dy herë në dyqan në ditë të ndryshme, ku herën e parë e ngacmoi me fjalë, ndërsa të shtunën rreth orës 20: 45 ka tentuar të abuzojë seksualisht me të. Sapo hyri në vendin e saj të punës, 19-vjeçarja ka deklaruar se ai i ka thënë fjalë ofenduese, e më pas i ka kapur flokët, i ka mbyllur gojën dhe është përpjekur ta fusë në pjesën e banakut ku ajo po qëndronte, siç duket edhe në video.

 

Vajza e kundërshtoi dhe u përlesh me të, ndërsa ajo raportoi se 27-vjeçari e ka goditur në syrin e djathtë, duke i lënë si pasojë një hematomë, e njëherësh e ka gjymtuar në duar dhe kyçin e djathtë. 19-vjeçares iu desh të lërë ambientet ku ishte punësuar e të dalë në kryesore për të kërkuar ndihmë, ndërsa abuzuesi u largua qetësisht drejt Rrugës së Dibrës.

 

Po të shtunën në mbrëmje, në të njëjtën rrugë, ai kanosi me thikë një 20- vjeçare, por u vu në pranga të dielën në mesditë.

 

Megjithatë ende e paqartë baza ligjore që i dha lirinë të riut, pavarësisht dënimit për marrëdhënie seksuale me dhunë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re