Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë burg pa afat për Marjel Fierzën, ndërsa për të arrestuarin tjetër Genti Nderjakun u vendos detyrim paraqitjeje. Trupi gjykues u mblodh paraditen e së premtes nën masa të larta sigurie, për të dhënë masën e sigurisë ndaj dy të rinjve që u kapën me pistoleta në mjetin tip “porsche”, tri net më parë.
 
Gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë te te akuzuarve. Marjel Fierza do te qëndrojë ne qeli deri ne fund te hetimeve, ndërsa Genti Nderjaku është lene i lire. Një ditë më parë, policia e Durrësit sqaroi se i arrestuari Genti Nderjaku 34 vjeç, kishte leje arme vetëm për brenda banesës dhe jo jashtë saj. Ndërsa i arrestuari tjetër, Marjel Fierza ka deklaruar para togave të zeza se pistoletën e kishte gjetur në disa depozita uji.
 
 
 
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re