Gjykata e Elbasanit ka lënë ne burg 25 vjecarin Orest Sota. Ai akuzohet për kundërshtim te forcave policore dhe mungese te dokumentimit te 800 mije eurove qe iu gjeten gjate ndalimit ne makine.
 
Gjate seancës, gjyqtarja Miranda Konica ka lënë ne fuqi kërkesën e prokurores Erida Kokonozi, për masën arrest me burg, për shkak te hetimeve te mëtejshme ndaj te akuzuarit.
 
Gjate seancës ku u dha masa e sigurisë nuk u përmend ne asnjë moment ceshtja e gjetjes se tre patentave te ish Minsitrit te Brendshem, Saimir Tahiri.
 
Por mësohet se ato do te jene pjese e hetimeve te mëtejshme te prokurorisë. Tre dite me pare biznesmeni Orest Sota u arrestua nga policia pasi përveç kundërshtimit ndaj forcave policore ne mjetin e tij u gjeten 800 mije euro kesh dhe patentat e ish ministrit Tahiri dhe bashkëshortes se tij.
 

 
I riu mësohet te këtë thënë se me këto para  po shkonte te blinte hekur për llogari te biznesit te babit te tij, ndërsa patentatat e ish ministrit ishin harruar ne makinën e tij nga shoferi i Saimir Tahirit me te cilin kishte miqësi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re