Gjykata e Vlorës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për tre personat e arrestuar deri tani për vrasjen e Vasil Dervishajt mbrëmjen e 4 qershorit në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.

 

Ky vendim u dha për një nga autoret e dyshuar të vrasjes shtetasin A.Caushi I lindur në Tepelene dhe banues në Vlorë.

 

Po ashtu në burg do të qëndrojnë dhe Amarildo Gremi, lindur dhe banues në Vlorë i cili dyshohet se kanë ndihmuar autorët e vrasjes së biznesmenit Vasil Dervishaj.

 

Ndërsa per Nekid Arapin, Gjykata e Vlores dha masën “Mbikqyerje eleketronike”.

 

Ndërkohe për vrasjen e 29 vjecarit, forcat e rendit vazhdojnë të jenë në kërkim të autorit të dytë të dyshuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re