Gjykata e Fierit ka lënë në burg 37-vjeçarin, Albert Zaja, i akuzuar si një nga autorët e vrasjes së Shkëlzen Kastratit pak kohë më parë.

 

Albert Zaja u paraqit në gjykatë nën masa të rrepta sigurie, ndërsa mbante një kapuç dhe maskë anti-covid. Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, 37-vjeçari tha se ndihej i rrezikuar dhe kërkoi që të transferohej në burg tjetër dhe jo në atë të Fierit.

 

Por kërkesa e tij, nuk u mor parasysh nga ana e trupit gjykues i cili vendosi të rikonfirmoj masën “burg pa afat” deri në përfundim të hetimeve nga ana e prokurorisë.

 

37-vjeçari Albert Zaja u arrestua të dielën në fshatin Laprushkë në Krujë pas një aksioni të zhvilluar nga forcat Renea. Ai dyshohet se në bashkëpunim me Elmir Tufën, Elson Xhecukën dhe Roland Carën, të cilët vazhdojnë të jenë në kërkim, kanë ekzekutuar Kastratin.

 

Vrasja dyshohet se u bë për hakmarrje, ndërsa katër autorët kanë qenë vrasës me pagesë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re