Gjykata e Krimeve te Renda la ne burg autoret e vrasjes se biznesmenit Memli Begalla. Denis Emiri se bashku me bashkëpunëtorin e tij Ardian Serezi do te qëndrojnë pas hekurave deri ne përfundim te hetimeve. Gjate seancës se zhvilluar kete te mërkure, prokurori i çështjes deklaroi se mes biznesmenit te vrare dhe autoreve kishte njohje te mëparshme.
 
Dyshohet se Begalla i premtoi Serezit se do e nxirrte nga burgu, kur ai u kap me nje ton kanabis. Por Memli Begalla sipas hetuesve, nuk e mbajti dot premtimin. Sipas prokurorit ky mendohet te jete edhe shkaku i vrasjes. Grupi hetimor dyshon se edhe biznesmeni i vrare, ka qene i përfshire ne trafikun e drogës, kur ne vitin 2014 ne Gjirokastër u kap nje ton kanabis dhe drejtues i kamionit ishte Serezi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re