Gjykata e Lartë la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Aldo Baren, ish-kreun e bandës famëkeqe të Lushnjës.
Vendimi erdhi 5 vjet pasi Gjykata Kushtetuese ktheu çështjen për rigjykim në Gjykatën e Lartë, pasi kjo e fundit i refuzoi atij shqyrtimin e rekursit.
Në këto kushte, ish-oficeri i forcave speciale, Alfred Shkurti, i njohur me emrin Aldo Bare, do vijojë të qëndrojë në burgun e Peqinit, ku po vuan dënimin.
Gjatë trazirave të vitit 1997, Aldo Bare krijoi bandën e Lushnjës, e akuzuar për dhjetëra krime të rënda, si vrasje, grabitje, pengmarrje dhe gjobëvënie.