Apeli i Posaçëm dënoi me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve.

 

Masakra e Lushnjës, për të cilën u dënuan Bilbili dhe Kaloshi ka ndodhur në vitin 2017, kur këta dy të fundit ekzekutuan Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën e lanë të plagosur Bujar Turkun e Marjus Xhepexhiun.

 

Sipas hetuesve të SPAK, grupi i strukturuar kriminal vepruan si të tillë për t’i marrë jetën nipit të Aldo Bares, Xhuljo Shkurtit, por kjo vrasje mbeti në tentativë.

 

Ndërkohë, për të njëjtën vepër penale në kërkim është Laert Haxhiu.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re