Burg përjetë për grekun Eftimios Eftimiu, ka qenë vendimi i formës së prerë i gjykatës së posaçme të apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në seancën e zhvilluar këtë të hënë, raporton Vizion Plus, gjykata e Apelit vendosi të lëre në fuqi vendimin e shkallës së parë duke mos marrë parasysh kërkesën e mbrojtjes.
Ish-komandoja i ushtrisë greke u shpall fajtor për vrasjen e Devi Kasmit, ngjarje e ndodhur në 9 janar të vitit 2018.
Gjithashtu togat e zeza të apelit, dënuan me 33 vite burg bashkëpunëtorin tjetër Elton Halipaj, i cili dyshohet se është personi që i siguroi Eftimios Eftimiut mjetet për të kryer vrasjen.