Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon burgim të përjetshëm për Fadil Kasemin, i cili vrau ish-bashkëshorten e tij, gjyqtaren Fildez Hafizi.

 

Pretenca e organit të akuzës u dha mëngjesin e sotëm, kur organi i akuzës kërkoi që dënimin ai ta vuaj në të një burg të sigurisë së lartë.

 

Ngjarja e rëndë ku mbeti e vrarë Fildez Hafizi ndodhi më 31 gusht te vitit të kaluar.

 

Hafizi u qëllua me plumb në kokë në makinën e saj. Ajo sapo kishte dalë nga parukeria. Ish-bashkëshorti, Fadil Kasemi menjëherë pas krimit, u largu duke kërcënuar shoferin e një furgoni, për të përfunduar pak minuta më vonë në komisariatin nr 1.

 

Gjatë procesit gjyqësor, Fadil Kasemi e pranoi krimin ndërsa shpjegoi se marrëdhënia e tyre kishte nisur të përkeqësohej kur Fildez Hafizi kishte fituar studimet për në shkollën e magjistraturës.

 

Edhe tre vjet para krimit të rëndë në Tiranë, Fadil Kasemi kishte tentuar ta vriste nënë e dy fëmijëve të tij, në plazhin e Golemit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re