Xhaxhai i shoferit të kamionit në kontenierin e të cilit u gjetën 613 kilogramë kokainë, tha se nipi i tij nuk mund të jetë trafikant droge në një kohë që paguhet vetëm 25 mijë lekë.
 
Pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për të lënë në burg 25 vjecarin Armando Pezaku, si dhe administratorin e firmës Donald Lushaj, Gëzim Pezaku tha se puna e nipit të tij është vetëm të transportojë kontenierët, pa e ditur se çfarë ka brenda tyre pasi nënkontarkuese është firma e transportit dhe jo ajo e bananeve.
 
Të njëjtin qëndrim mbajti dhe avokati mbrojtës i Donald Lushajt. Sipas Maks Haxhisë në vendosjen e masës së arrestit nuk u paraqit asnjë provë, ndërsa prokuroria nuk ka as përgjime për rastin në të cilin mund të përfshijë pronarin e Arbri Gardën 38 vjecarin Arber Çekaj.
 
Dy të rinjtë akuzohen për “trafik ndërkombëtar narkotikësh të mbetur në tentativë”.
 
Për sasinë rekord të kokainës hetuesit janë në kërkim të Arber Cekaj, i cili ishte dhe porositësi i kontenierit me banane, por brenda të cilit u gjetën 613 kilogramë kokaine.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re