Një ngjarje e rëndë ka tronditur dje qytetin e Kuçovës.

Banorët e lagjes “1 Maji” janë traumatizuar kur kanë parë mbrëmjen e djeshme makina të shumta policie në lagje dhe më pas prangosjen e komshiut të tyre Tomorr Hima.

Pas arrestimit të tij, banorët kanë mësuar se 46-vjeçari kishte kryer veprime të turpshme me një të mitur, që ishte vajza e komshiut të tij dhe që luante me fëmijët e Tomorrit.

Banorët e lagjes shprehen të tronditur për ngjarjen e ndodhur dhe deklarojnë se Tomorr Hima ishte një njeri i varfër dhe se atyre nuk u kishte lënë përshtypjen e një pedofili.

Ata shprehen se vajza që ka prekur luante në oborrin e Tomorrit, ku luanin edhe shumë fëmijë të tjerë.

Pas ngjarjes, banorët shprehen se kanë frikë ti lënë më fëmijët të luajnë jashtë apo në shtëpitë e komshinjve.

Ata e dënojnë veprën e rëndë dhe deklarojë se nëse Tomorri e ka kryer këtë veprim të marri dënimin e merituar.

“Ai atë gjest që bëri se pranon shoqëria, unë sot e mora vesh, pyeta të ëmën, tentoi të kapte cupën, e besojmë. Si njëri nuk ta jep përshtypjen. E dinim për njëri të mirë. Jo s’do e lija fëmijën tim. Në burg të përjetshëm”.

“Nuk kemi ndjerë ndonjë dicka, jemi në pallat s’kemi dëgjuar gjë. Është sjellë mirë, s’kemi pasur as dicka”.

“Kemi shumë frikë për fëmijët, nuk e lëmë të dalim më, që kur erdhi nga shkolla e deri tani. Më përpara loznin bashkë, unë nuk i njoh, ai i njeh”.

Burimet zyrtare të policisë Berat bëjnë me dije se,ka qënë vetë babai i vajzës 10-vjeçe ai që e ka parë Tomorrin duke prekur vajzën në oborrin e tij dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

Më pas, vajza ka deklaruar në polici se 46-vjeçari e kishte prekur shumë herë në pjesët intime si dhe e kishte detyruar ta prekte edhe burrin në pjesët e tij intime.

10-vjeçarja ka pohuar në DVP Berat se kishte pasur frikë tu tregonte prindërve, pasi ai e kishte trembur dhe rrihte edhe fëmijët e tij në sy të saj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re