Gjykata e Tiranës ka lënë në burg pa afat, Armando Papën, në makinën e të cilit u gjetën 41 kilogramë heroinë.

 

Gjatë seancës, ai pretendoi se nuk kishte dijeni për lëndën narkotike dhe se dikush tjetër duhet ta ketë vendosur atë në makinë.

 

31-vjeçari pohoi gjithashtu se ishte nisur drejt Rinasit, për t’i dërguar një porosi motrës së tij.

 

Vlera e heroinës në treg llogaritet në gjysmë milioni euro. Policia ndërkohë po vijon kërkimet, për të arrestuar personin e dytë që ka lidhje me këtë ngjarje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re