Ka dalë sot para togave të zeza të Gjykates se Sarandës, 41-vjeçari Marjo Sinani i arrestuar tre ditë më parë si i dyshuar për vendosjen e zjarrit në zyrën noteriale të Aleko Anagnostit në Sarandë.

 

Në seancën e drejtuar nga Fatmir Ndreu, 41-vjeçari ka pranuar të jetë autori i zjarrvënies në zyrën e Anagnostit, i cili ndodhet gjithashtu në paraburgim.

 

“Më ka vendosur një person për të vënë zjarrin, por nuk e njoh atë” mësohet të jetë shprehur Sinani.

 

Prokurori Ilir Hoxha ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest ne burg” e cila është lënë në fuqi edhe nga Gjyqtari Fatmir Ndreu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re