Gjykata e Pogradecit lënë në burg punonjësen e administratës shtetërore, 28-vjeçaren Erisa Fero që u kap duke transportuar 58 kilogramë kanabis.

 

 

E njëjta masë u dha dhe për dy bashkëpunëtorët e saj, 32-vjeçarin Likë Basha si dhe adoleshentin 17-vjeçar. Mbi ta rëndon vepra penale “trafikim i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

 

 

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.

 

 

Të akuzuarit u kapën të enjten teksa po lëviznin me një makinë tip “Volksëagen” që drejtohej nga e reja Erisa Fero. Ata u ndaluan në qafë thanë pas informacioneve se nëpërmjet zonës së fshatit Lin do të trafikohej lëndë narkotike drejt Maqedonisë së Veriut.

 

 

Nga hetimet e kryera rezulton se zyrtarja Erisa Fero së bashku me dy të akuzuarit e tjerë kishin kryer transportin e drogës nga Tirana drejt qafë thanës e më pas ajo do të kalohej drejt shtetit maqedonas nga dy persona të tjerë nga fshati Piskupat i Pogradecit, të cilët janë në kërkim.

 

 

 

Dyshohet se në këtë aktivitet kriminal janë përfshirë dhe dy punonjës të policisë së qarkullimit rrugor.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re