Gjykata e Krimeve të Rënda la ne burg ish-kreun e autoritetit te rrugëve, Dashamir Xhika dhe dy vartësit e tij, Aksel Qurduka dhe Albens Alite.
 
Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa tre ish-zyrtarët u njohën me masën e sigurisë.
 
Gjatë seancës ata nuk thane asnjë fjalë, ndërsa gjyqtarja Ilirjana Olldashi nuk mori parasysh as garancinë pasurore të ofruar nga njeri prej të arrestuarve Albesn Alite.
Të tre ish-zyrtarët dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre me fondet dhe projektet për rrugën Tiranë-Elbasan, me një dëm që prokuroria e përllogarit në 80 milionë dollarë.
Nga ana tjetër ndaj ish kreut të autoritetit rrugor Dashamir Xhika ka një masë “arrest me burg” edhe nga Gjykata e Elbasanit lidhur me projektin e rrugës Elbasan-Gjinar.
Shkeljet u kallëzuan nga kontrolli i larte i shtetit në vitin 2016 për keqmenaxhim të projektit, ndërsa prokuroria e krimeve të renda po verifikon dhe rolin e ish ministrit të transporteve Edmond Haxhinasto.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re