Skip to content

Burgjet më shumë se plot të Francës

2024 04 26T060338Z 1990235234 RC2M27AM05VP RTRMADP 3 OLYMPICS 2024 PRISON 1732969446.webp

Sipas të dhënave nga Ministria franceze e Drejtësisë, nuk ka pasur kurrë një numër kaq të madh të burgosurish në burgjet e vendit, me një rekord në nëntor prej 80,130 të burgosurish në 62,357 vende.

Për shkak të mbipopullimit të burgjeve, që tejkalon 200 për qind të kapacitetit në më shumë se dhjetë institucione, gati 4,000 të burgosur flenë në dyshekë të vendosur në dysheme, raportoi Figaro.

“Ky është një rekord i pashoq”, tha një burim në Ministrinë e Drejtësisë.

Burgjet e mbipopulluara

Qendrat e hetimit, ku strehohen të arrestuarit në pritje të gjykimit dhe të supozuar të pafajshëm, janë mbushur me kapacitet 155 për qind.

Nga të burgosurit, 20.831 janë të pandehur dhe janë në paraburgim në pritje të vendimit përfundimtar.

Mes të ndaluarve deri më 1 nëntor, 16.439 prej tyre u vendosën nën byzylyk elektronik.

Franca renditet ndër vendet e para në Evropë për mbipopullimin e burgjeve, duke u renditur e treta pas Qipros dhe Rumanisë, sipas një studimi të publikuar nga Këshilli i Evropës në qershor. /tesheshi.com/