Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, gjatë konferencës për shtyp të Samitit të Lartë në Bruksel, është shpreh se çështja e Fredi Belerit nuk do “të kalojë në heshtje”.

Ai u shpreh se në Bruksel ka informuar kolegët e tij mbi burgosjen e Fredi Belerit, dhe zhgënjimin e tij “për faktin se një kryebashkiak arrestohet dy ditë para zgjedhjes së tij”.

Mitsotakis shtoi se “parashikoj që kjo çështje do zgjidhet shumë shpejt”.

“Kisha shansin të informojë homologët e mi për sa ndodhin sot në Shqipëri me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës dhe të shpreh zhgënjimin tim, revoltën time për faktin se një kryebashkiak i zgjedhur arrestohet dy ditë para zgjedhjes së tij dhe ndodhet në burg, sipas mendimit tim, me procedura të dyshimta. E konsideroj një goditje ndaj shtetit të së drejtës dhe ndaj përpjekjes së Shqipërisë për përshtatjen me bazën ligjore të BE-së. Parashikoj që kjo çështje do zgjidhet shumë shpejt”, është shprehur Mitsotakis.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re