Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka deklaruar se burgu i grave të Tiranës do të transferohet në qytetin e Pogradecit.

Ministri Manja deklaroi se ky vendim është marrë për shkak se sipas tij godina aktuale në zonën e Ali Demit ka pallate për rreth dhe nuk ka privatësi.

“Është e rrethuar me pallate, e gjithë zona këtu është zonë rezidenciale”, u shpreh Manja nga burgu i grave, duke shtuar se nuk ofron kushtet e duhura për trajtimin e grave.

Ministri i Drejtësisë deklaroi se brenda marsit godina e re në Pogradec do të përfundojë mobilimin e brendshëm dhe pas miratimit të aministisë do të merret vendimi për zhvendosjen e transferimin e burgut të grave të Tiranës.

“Është e rrethuar me pallate, e gjithë zona këtu është zonë rezidenciale. Dikur ka qenë i veçuar nuk ka patur ndërtime, por për shkak të zhvillimeve demografike, e dini që Tirana është zgjeruar në të katërt anët e saj. Ky institucion ofron standarde dhe kushte për trajtimin e grave, jo në parametrat që do të duhet të ishin. Sa i përket trajtimit të posaçëm dhe privatësisë që ku institucion që duhet të ketë, sigurisht ky vend tashmë do të duhet të zhvendoset.

Kushtet nuk janë të pabanueshme, as të vështira, aty janë zonjat, janë kushte optimale por jo aty ku duhet të jetë. Kur flasim për mundësinë e lëvizjes nga ky institucion i referohem një standardi që ka të bëjë me privatësinë.

Është diskutuar zhvendosja në Pogradec, ai institucion është drejt përfundimit të mobilimit dhe e kemi marrë në dorëzim brenda marsit përfundon me çelësa në dorë mobilimi i brendshëm. Kemi marrë edhe vlerësim të avokates se popullit në lidhje me standardet e atij institucioni, dhe besoj shpejt do të kemi një vendimmarrje për transferimin, Por do të jetë pasi të bëhet amnistia. Këtë institucionin këtu, pas transferimit të grave, do të jetë i joni, ligji na kërkon të kemi një burg të hapur.

Çdo i dënuar që i ka ngelur 6 muaj përpara se të bashkohet me familjen do ti krijohet mundësia të ketë burg të hapur, ditën të shkojë në punë dhe në darkë të kthehet në institucion. Do të jetë i joni dhe do të shërbejë për këtë qëllim. Jemi në konsultim me drejtorinë e burgjeve dhe ekspertët për ti dhënë zgjidhje gjithë sistemit, Do të miratojmë shumë shpejt masterplanin e zhvillimit të institucioneve në Shqipëri deri në vitin 2030. Burgjet e trashëguara nga koha e komunizmit duhet gradualisht të mbyllen”, tha Ulsi Manja.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re