FILIPINË –  Një në pesë të burgosur humbin jetën në burgun e Bilibit në Filipine.

Shefi i kabinetit mjekësor Ernesto Tamayo bën deklaratën shokuese, ku tregon se rreth 5200 të burgosur humbin jetën çdo vit në burgun famëkeq, si pasojë e sëmundjeve të ndryshme, dhunës dhe mbipopullimit.

Tamayo tha se mbipopullimi, çon në përhapjen shumë të shpejtë të sëmundjeve infektive siç është edhe tuberkulozi.

Skandalet e ndryshme, e kanë ndjekur burgun e Bilibit, prej disa muajsh tashmë.

Ai cilësohet si një nga burgjet më të korruptuara në Filipinë, dhe kjo gjë ka shkaktuar shumë pakënaqësi dhe irritim tek banorët e vendit.

Dëshmitarët e ndryshëm thonë se mjaftojne 900 dollarë, për ta shkurtuar dënimin e një të burgosuri, pa rëndësi se çfarë lloj krimi mund të ketë kryer ai.

Gjithashtu nëse të burgosurit paguajnë një shumë të caktuar dollarësh, ata mund të jetojnë si mbretër në qelitë e tyre, madje mund të rezervojnë dhe një qeli personale që ta kenë tërësisht vetëm.

Në një burg ku mbipopullimi është problemi kryesor, kjo gje është absurde dhe e papranueshme.

Gjatë një mini dokumentari të bërë nga CNN, u pa se rreth 4000 të burgosur rrinin dhe flinin së bashku, përmbi njëri tjetrin, në një nga fushat që dispononte burgu.

CNN u shpreh se pamjet në burgun filipinas ishin çnjerëzore dhe jashtë çdo standarti normal.

Burimi:CNN

E.C/Dosja.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re