Skip to content

‘Burime të paligjshme’, sekuestrohen 360 mijë euro pasuri në Vlorë

VLORE

Sekuestrohen 360 mijë euro pasuri në Vlorë, që rridhnin nga burime jo të ligjshme. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për pasurinë e shtetasit me inicialet J.J, pasi ai akuzohet si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë penale”.

Sekuestrimi i këtyre pronave është bërë nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit pasuror sekuestro preventive mbi pasuritë e mëposhtme:

▪2 apartamente banimi në lagjen “10 Korriku” Vlorë
▪2 ambiente shërbimi – dyqan, në lagjen “Pavarësia” Vlorë
▪2 vende parkimi në lagjen “Pavarësia” Vlorë
▪6 garazhe të ndryshme në lagjen “10 Korriku” Vlorë
▪1 automjet tip BMW.

Dyshohet se pasuritë e sekuestruara janë përfituar si pasojë e veprimtarive të shtetasit J.J në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Policia e Shtetit po vijon punën për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve që rrjedhin nga veprimtari kriminale.
(ed.me/BalkanWeb)