Skip to content

Burimet e inteligjencës: Inteligjenca turke organizon takim mes zyrtarëve të inteligjencës amerikane dhe ruse

Burime të inteligjencës të Turqisë (MIT) njoftuan se në Ankara është zhvilluar një takim mes Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së (CIA) dhe Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR), të organizuar nga MIT.

Burime të inteligjencës për AA thanë se takimi i organizuar nga MIT mes drejtorit të CIA-s, Bill Burns dhe drejtorit të SVR-së, Sergey Naryshkin, u zhvillua në Ankara.

Një zyrtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, i cili foli në kushte anonimiteti, tha gjithashtu për AA se kanalet e komunikimit me Rusinë janë të hapura, veçanërisht në lidhje me menaxhimin e rreziqeve bërthamore dhe rreziqeve për stabilitetin strategjik.

“Si pjesë e këtyre përpjekjeve, Bill Burns do të takohet me homologun e tij të inteligjencës së Rusisë sot në Ankara. Nuk do të ketë aspak negociata. Burns nuk do të diskutojë zgjidhjen e luftës së Ukrainës. Burns do të përcjellë një mesazh për pasojat e përdorimit të Rusisë të armëve bërthamore dhe përshkallëzimin e tensioneve në stabilitetin strategjik”, tha zyrtari.

Më tej, ai tha se Burns do të ngrejë edhe çështjen e shtetasve amerikanë të arrestuar “padrejtësisht” në Rusi.

“Ne informuam Ukrainën për këtë takim. Ne jemi të vendosur ndaj parimit tonë bazë, pa Ukrainën, asgjë nuk do të ndodhë për çështjen e Ukrainës”, theksoi ai.

Burimi: AA