Skip to content

“Burimi i Paqes” kundër militantëve kurdë: digjet makina e përfaqësisë së Ankarasë në Berlin

thumbs b c a23648bf44744fab1c7368adac5e3e5e

Zjarrvënës që dyshohet se i përkasin komunitetit kurd në Gjermani kanë shkatërruar një automjet të ambasadës së Turqisë në Berlin, në orët e hershme të mëngjesit.

Zyrtarët turq thanë se sulmi dyshohet të jetë vepër e mbështetësve të organizatës së armatosur kurde PKK / YPG, pasi ata kishin kërcënuar të kryejnë protesta radikale dhe sulme të dhunshme kundër operacionit të fundit ushtarak të Turqisë në veri të Sirisë.

Ambasada e Turqisë në Berlin u ka bërë thirrje autoriteteve gjermane të rrisin masat e sigurisë, të kryejnë një hetim të plotë mbi incidentin e fundit dhe t’i çojnë autorët para drejtësisë.

Turqia filloi operacionin “Burimi i Paqes” për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar celulat terroriste dhe për të siguruar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK –ja, e konsideruar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40,000 njerëzve, përfshirë gra dhe fëmijët.