Numri i të vdekurve në sulmin terrorist që synonte ushtrinë në veri të Burkina Fasos të dielën është rritur në 53.

Ministri i Komunikimeve dhe zëdhënësi i Qeverisë, Ousseni Tamboura tha se 49 pjesëtarë të xhandarmërisë dhe 4 civilë humbën jetën në sulmin terrorist në njësinë e xhandarmërisë në rrethin Soum.

Këshilli i Ministrave me vendim të djeshëm shkarkoi dy komandantë të lartë.

Presidenti i Burkina Fasos, Roch Marc Christian Kabore shpalli tre ditë zie pas incidentit.

Grupet terroriste të lidhura me Al-Kaedën dhe DEASH-in në Malin fqinj që nga viti 2015 kanë kryer sulme të shpeshta në veri dhe lindje të Burkina Fasos.

Megjithëse Burkina Faso kryen operacione të përbashkëta ushtarake me fqinjin e saj tjetër Nigerin në Sahel, përsëri nuk mund të shkatërrojë grupet terroriste të vendosura në Mali.

Sipas të dhënave të OKB-së, këtë vit 17.500 persona u detyruan të largohen nga vendi për arsye sigurie.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re