Të paktën 11 ushtarë humbën jetën në një sulm në lindje të Burkina Fasos, njoftoi të enjten ushtria.

Sipas deklaratës së ushtrisë, selia ushtarake në departamentin Madjoari të provincës Kompienga në Burkina Faso u shënjestrua drejtpërdrejt nga artileria dhe armët e zjarrit.

Në sulm u plagosën 20 ushtarë. Pas sulmit, 15 terroristë që u përpoqën të arratiseshin u neutralizuan në një operacion ajror.

Pjesa veriore e Burkina Fasos ka qenë dëshmitare e sulmeve terroriste që nga viti 2015, në të cilat më shumë se 1.000 persona janë vrarë dhe mbi 1 milion njerëz janë zhvendosur, sipas të dhënave zyrtare.

Vendi i Afrikës Perëndimore është qeverisur nga junta ushtarake që nga janari pas një grusht shteti që rrëzoi presidentin Roch Marc Kabore.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re