Në provincën Sanmatenga të Burkina Fasos 19 persona, përfshirë 9 ushtarë, u vranë në një sulm të armatosur ndaj forcave të xhandarmërisë.

Sipas lajmeve të medias kombëtare, thuhet se një sulm i armatosur është kryer nga persona të paidentifikuar ndaj forcave të xhandarmërisë në Foube të provincës Sanmatenga.

Në sulm humbën jetën 19 persona, mes të cilëve 9 ushtarë. Në vendin ku veprojnë shumë grupe të armatosura, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin deri më tani.

Në sulmin terrorist që synonte ushtrinë në rajonin Sahel të Burkina Fasos më 14 nëntor, 32 persona humbën jetën dhe u shpall 3 ditë zie.

Grupet terroriste të lidhura me Al-Kaedën dhe DEASH-in në shtetin fqinj Mali që nga viti 2015 kanë kryer sulme të shpeshta në veri dhe lindje të Burkina Fasos.

Megjithëse Burkina Faso kryen operacione të përbashkëta ushtarake me fqinjin tjetër të saj Nigerin, ajo nuk mund të dobësojë fuqinë e grupeve terroriste të vendosura në Mali.

Sipas të dhënave të OKB-së, që nga fillimi i vitit 17.500 persona janë detyruar të largohen nga vendi për arsye sigurie.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re