Janë të shumta rastet kur qytetarët nuk bien dakord me vendosjen e gjobave nga policia rrugore, duke i konsideruar si vendime jo korrekte.

Me një situatë të tillë është përballur së fundmi edhe aktori shqiptar Genc Fuga.

Ai ka parkuar makinën e tij në “Rrugën e Kavajës”, pranë kishës katolike dhe ka marrë një gjobë nga policia për pushim mjeti në rrugëkalim makinash.

Siç duket Genci nuk e ka pritur mirë vendosjen e kësaj gjobe, duke menduar se i ka respektuar rregullat, ndaj ka reaguar publikisht i revoltuar.

Në një status në rrjetin social “Facebook” ai shprehet se shteti ka nisur të vendosë gjoba edhe në raste të panevojshme, sepse së shpejti i duhet të nisë shlyerjen e kredive.

“O efektiv policie rrugore A.Peza !

Të sfidoj ty dhe shefat e tu të gjeni shkeljen në rastin e mëposhtëm!

Ndiqni fotot bashkëngjitur!

Pagesën e kësaj gjobe po e konsideroj si fillimin e pagesës së kredisë të butë që ka marrë Shteti Shqiptar edhe për ‘ngritjen e nivelit profesional të Policisë (që duam)’.

Do ta paguaj se do të më kushtojë më shumë të gjej informacion si apelohet kjo gjobë!

‘Burracakë më uniformë shtetërore’!

Mbas sagës së ministrisë së rendit, ministri i fundit, premtoi se: “çdo sjellje e një efektivi policie, duhet ta merrnim personale me të’. Zoti ministër?!”, ka shkruar Fuga në reagimin e tij në “Facebook”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re