Historia e këtyre dy peshkatarëve është krejt ndryshe. Është një rrëfim për një ngjarje larg në kohë, 35 vite më parë.

Dy peshkataret/ Foto nga kronika e CBS

Mark Pisano dhe Paul Strasser po lundronin në det pranë brigjeve të Kalifornisë, kur disa metra më tutje, shohin një varkë të kthyer përmbys.

Paul

Veç anijes, syri i kap dhe një jelek portokalli që po valëvitej mes dallgëve. E teksa afroheshin edhe më, peshkatarët kuptojnë se jeleku ishte në trupin e një vajze të vogël.

Mark duke shpetuar 9 vjecaren/ Foto nga kronika e CBS

Mark Pisano hidhet në det dhe noton me shpejtësi. Vajza ishte ende gjallë. Arrin ta sjellë në anije dhe menjëherë nisen drejt bregut për të çuar vajzën në spital.

Nje artikull gazete i 35 viteve me pare ku tregohet se ka 5 viktima dhe vetem nje te mbijetuar/ Foto nga kronika e CBS

35 vite më parë, ngjarja u përcoll në gazeta… nëna, babai, motra, xhaxhai dhe tezja e 9 vjeçares u mbytën. Një tragjedi me 5 të vdekur. E vetmja që shpëtoi ishte kjo vajzë, e quajtur Dezerej (Desiree Rodriguez) e cila kishte qëndruar për rreth 20 orë në ujë.

Varka e permbytur/ Foto nga kronika e CBS

“Ajo histori më trondit kur e kujoj… ishte katastrofike. Vetëm mund ta imagjinoj se çfarë mund të ketë përjetuar ajo vajzë në atë ditë të tmerrshme”-tha njëri prej peshkatarëve për CBS news.

Dhe momenti kur dy peshkatarët dorëzojnë vajzën tek ambulanca, ishte e para dhe hera e fundit që ata e kishin parë 9 vjeçaren. Pa çka se nuk e takuan, ata mendonin për të, si ja kishte dalë, si mund të ishte jeta e saj.

Dy peshkataret ne emision/ Foto nga kronika e CBS

Derisa, 35 vite më pas, ftohen në një emision (podcast) së bashku me një grua që nuk e njihnin. Gruaja i thotë “quhem Dezerej” e sa dëgjojnë emrin, të dy burrat nisin të qajnë. Mundohen të mbulojnë fytyrat e tyre me kapelat, por edhe streha e kapelave është shumë e vogël për të fshehur lotët.

Dezerej/ Foto nga kronika e CBS

Pas 35 vitesh, Mark dhe Paul përqafojnë vajzën që shpëtuan. Një çast me të vërtetë përlotës dhe emocional.

Te gjithe perloten/ Foto nga kronika e CBS

E pas këtij takimi, ata i kanë ruajtur kontaktet mes tyre. Në një prej takimeve, shkuan në det sërish. Për Dezerej ishte udhëtimi i saj i parë pas 35 vitesh.  Iu afruan vendit ku ndodhi tragjedia. Trupat e familjes së Dezerejt nuk u gjetën kurrë dhe ardhja atje, ishte diçka e rëndësishme për këtë grua. Fati e desh që të vinte me dy njerëzit që i shpëtuan jetën.

Foto nga kronika e CBS

“Jam e lumtur që erdha këtu së bashku me dy njerëzit që më shpëtuan, më duket sikur po shërohem… shpresoj që të kem përherë në jetën time këta dy njerëz”-tha gruaja.

Foto nga kronika e CBS

Historia u publikua në “On the Road” të gazetarit Steve Hartman në CBS/ Përshtati “Shqiptarët për Shqiptarët.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re