TIRANE– Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë, ku dy persona, burrë dhe grua kanë hipur mbi një vinç te diga e liqenit dhe kërcënojnë se do të hidhen. Rreth orës 20:45 tek Rruga e Kosovarëve Ferdinand dhe Teuta Saraçi ndërmorën aktin e rëndë, duke hipur në 30 metër lartësi. Burime zyrtare nga policia thanë se familja Saraçi ka probleme pronësie, ndërkohë që nuk është hera e parë për ta që veprojnë në këtë mënyrë.

Kujtojmë se në 18 tetor të vitit të kaluar, të dy burrë e grua hipën në majë të vinçit tek Pallati i Kulturës, ku për çështjen e tyre të pronësisë në atë kohë kërkuan të takoheshin me ministren e Arsimit Lindita Nikollën dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

Informacion paraprakMë datë 28.04.2018, rreth orës 20:45 ka ardhur njoftimi se në rrugën e “Kosovarëve”, në një vinç, në lartësinë 30 metra kanë hipur dy persona.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Zjarrëfikses dhe Ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se:

Dy shtetas (burrë dhe grua), të cilët nuk pranojnë të identifikohen, kanë hipur në një vinç (për një problem pronësie) nga ku kërcënojnë se do të hidhen. Këta shtetas dyshohet të jenë përsëritës në këtë veprim. Po negociohet nga shërbimet e policisë për zbritjen e tyre nga vinçi.(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re