Tjetërsimi i pronave tek Rana e Hedhun, për të cilin gjykata e Posaçme dënoi me burg 11 persona mes të cilët vëllanë dhe motrën e ish deputetit Arben Ndoka si dhe u kofiskuan 55 milion euro pasuri ka nxjerr në pah një edhe një problem social.
Për këtë skandal me burg janë dënuar edhe Blendi e Mimoza Ndoka, burrë e grua, të cilët janë prindër të dy fëmijëve 3 dhe 5 vjeç.
Avokati i të pandehurve Marash Ibra tha pas vendimit të gjykatës se nuk u mor parasysh fakti se Mimoza dhe Blendi Ndoka kanë fëmijë të mitur dhe që të dy janë lënë në burg.
Këtë të enjte ai i është drejtuar me një kërkesë gjykatës së Posaçme ku i kërkon kësaj të fundit që të shprehet me vendim për fëmijët e klientëve të tij.
“Ku do shkojnë fëmijët, njëri është 3 vjeç tjetri 5 vjeç. Unë dua të shrpehet me vendim gjykata, çfarë dio bëhet me këta fëmijë. Sesi është marrë vendimi në interesin më të mirë të fëmijëve unë nuk e di.
Është paraqitur çertifikata ku rezultojnëpjesë e trungut familjar dy prindërit Blendidhe Mimoza Ndokasë bashku me dy fëmijët”– u shpreh avokati.
Ekzekutimi i vendimit ndaj Blendi dhe Mimoza Ndokës nuk është kryer ende, për këtë fakt ibraj u shpreh se është çështje e prokurorisë.
Javën e kaluar Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi me 38 vite burg 9 persona si të përfshirë në tjetërsimin e pronave në Shëngjin, ku përfshirë janë edhe familjarë të ish-deputetit socialist Arben Ndoka.

në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
