Skip to content

Burrel, opozita mbyll paqësisht protestën tek KZAZ

Mbështetës të opozitës zhvilluan një tjetër protestë paqësore sot në qytetin e Burrelit.

 

Mbështetësit zhvilluan një marshim në rrugët e qytetit të Burrelit ku u zhvendosën para gjimnazit “Pjetër Budi”. Ata ju lanë pankarta policisë e cila mbronte hyrjen, duke iu kujtuar përgjimet e dosjes 184 në Dibër.

 

Edhe pse aty pati edhe mbështetës të PS, por nuk pati asnjë konfrontim apo provokim nga palët.

 

Mbështetësit e opozitës u shpërndanë për tu mbledhur sërisht, por pa caktuar orë.