Stresi është bërë më i zakonshëm tani se kurrë më parë; sidomos për gratë. Punët dhe shtëpia mund të ndikojnë në shëndetin e tyre. Madje, edhe nëse ato kanë një sistem mbështetës, sërish gjithçka ndikon dhe rëndon negativisht tek to.

Një studim i ri ka treguar që shumë gra mendojnë se burrat shtojnë më shumë stres në jetën e tyre të përditshme sesa fëmijët. Sondazhi, i kryer në shtatë mijë gra nga Today, zbuloi se mesatarisht, gratë vlerësuan nivelin e tyre të stresit deri në 8.5 nga 10. Dhe 46% e tyre thanë se burrat, më shumë se fëmijët e tyre, ishin fajtorë në shtimin e nivelit të stresit.

 

Sipas sondazhit, shumë të anketuar mendojnë se burrat janë një fëmijë i madh dhe jo një partner i barabartë me të cilin mund të ndajnë ngarkesën e tyre të punës.

Shumë gra gjithashtu mendojnë se stresi që ato përjetojnë është shumë i ndryshëm nga ‘stresi i babit ’. Kjo i ndalon ato që ta shohin njëri-tjetrin në sy dhe të mendojnë se duhet punuar në ekip, veçanërisht kur në mes ka fëmijë. Kjo sigurisht, shton shqetësimin e tyre. Shumica e grave mendojnë se pjesa më e madhe e përgjegjësisë, përkundrejt prindërimit, bie mbi to çdo ditë, duke i lënë atyre pak kohë për të përfunduar të gjitha punët.

Ndërsa është gjithashtu e vërtetë që më shumë burra janë duke marrë role aktive në shtëpi, në mënyrë që të mund të ngrihen në këtë rast dhe të ndihmojnë partneren e tyre. Sidoqoftë, një studim tjetër zbuloi se tek një mijë e 500 baballarë të pyetur, shumë mendojnë se po ndihmojnë dhe kontribuojnë më shumë në rritjen e fëmijëve, por ata thjesht i bëjnë gjërat sipas mënyrës së tyre pa pasur nevojë për të marrë kredite vlerësimi./

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re