Fax News mëson detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në Korçë, ku një foshnje u gjet e pajetë në një valixhe, e futur nga nëna, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Nëna e shoqëruar nga forcat e Policisë është dërguar në Urgjencën e Spitalit aty ku po merret në pyetje nga mjekia neuro-psikiatër Nikolina Bode, për të mësuar më shumë për gjendjen e saj mendore dhe psiqike. Ajo çfarë dihet është se nëna ka qënë nën kontrollin e mjekve të Qëndrës së Shëndetit Mendor.

Ajo çfarë mësohet është fakti se nëna është mjekuar pranë qëndrës së shëndetit mendor gjë të cilën e vërtetojn burimet e siguruara pasi emri i saj gjendet në librin e vizitave por burimi nuk tha nëse e sëmura është e kartelizuar pranë qëndrës së shëndetit mendor.

Duke ju referuar të njëjtit burim mësohet se nëna nuk ka pranuar të marrë mjekimin e dhenë nga mjekët. Ishte bashkëshorti i gruas, ai që kishte bërë zbulimin tronditës, teksa ishte kthyer nga emigracioni në shtetin grek.

Ai ka ndjerë erën e rëndë që vinte nga dollapi, ku më pas ka zbuluar edhe foshnjen e pajetë. Çifti kishin një djalë më të rritur që po ashtu dyshohet se ka pasut probleme.

Detaje të reja nga ngjarja makabre në Korçë, burri emigrant ndjeu erën e rëndë që vinte nga dollapi, gjeti foshnjën në valixhe

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re