Edhe sikur të mos keni qenë në Japoni, ju patjetër keni dëgjuar për kulturën e pasur që ka ky popull.

Pavarësisht se është një nga kombet me teknologjinë më të përparuara në botë, nuk do të shihni hapat e zakonshëm të ditëve moderne midis popullit japonez.

Ata njihen si një nga kombet më të qytetëruara në botë që ende i kanë mbajtur rrënjët afër vetes.

Mos u nxitoni. Reflektoni për secilën prej tyre dhe lërini këto fjalë të mënçura t’ju drejtojnë çdo ditë, dhe në fund fare, na thoni cilën pëlqyet më shumë apo cila prej thënieve mëposhtë të futi në mendime më së shumti.

Ndoshta për shkak të lidhjeve të forta me rrënjët e tyre ata kanë njohuri nga paraardhësit e tyre.

Kjo i bën ata të mençur dhe të kujdesshëm.

Ja pra ku janë 25 proverba të ndriçimit të mendjes dhe të vetë-reflektimit. Provo të zhytesh thellë në mendësinë e tyre dhe të mësosh sa më shumë prej tyre…

Nëse një problem është i zgjidhshëm, atëherë nuk ia vlen të brengosesh për të. Nëse nuk mund të zgjidhet, atëherë është e padobishme të brengosësh për të.

Burri dhe gruaja duhet të kenë dorë të njëjtë dhe një sy: kur dora dhemb, syri qan; dhe kur syri qan, dora i fshin lotët.

Kontrolloni shtatë herë para se të dyshoni për dikë.

Çaji i ftohtë dhe oriz i ftohtë mund të durohen, por vështrimi i ftohtë dhe fjalët e ftohta jo.

Gjuha është vetëm 5 cm e gjatë, por mund të vrasë një njeri 2 m të lartë.

Reputacioni i një mijë viteve mund të përcaktohet me sjelljen e një ore.

Ne mësojmë pak nga fitorja dhe shumë nga humbja.

Dora e fatit do të hyjë gjithmonë me të qeshura në shtëpi.

Edhe majmunët mund të bien nga pemët e tyre.

Nëse vendosni të niseni i vetëm në një udhëtimin, edhe pas një mijë kilometrave përsëri do të jeni vetëm.

Një zejtar i keq kurrë nuk bëri një vazo të përsosur.

Ai që duron vetëm gjysmë ore më shumë se kundërshtari i tij mund të arrijë fitore.

Një udhëtim prej një mijë miljesh fillon me një hap të vetëm.

Nëse pyesni, do t’ju vijë keq për një minutë, nëse nuk e bëni, ju do t’ju vijë keq për gjithë jetën tuaj.

Nëse mendoni për një gjë, vendosni. Nëse keni vendosur, mos mendoni për të.

Një fjalë e mirë mund të ngrohë tre muaj të dimrit.

Lëvdata fillon aty ku mençuria ndalet.

Ai që buzëqesh më shumë dhe zemërohet më pak është gjithmonë më i fortë.

Vepra e mirë, sado e vogël është më e mirë, sesa qëllimi më i madh.

Bretkosa në pus nuk e njeh madhështinë e detit.

Dielli nuk e di kush ka të drejtë apo kush e ka gabim. Ai shkëlqen pa qëllim dhe siguron ngrohtësi për të gjithë.

Toka gjithnjë forcohet pas shiut.

Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen.

Frika është e thellë, aq sa e lejon mendja jote.

Fillimi është i lehtë, vazhdimi është i vështirë.

Mbase të gjitha së bashku janë shumë njohuri për t’u përqafuar në të njëjtën kohë.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re