Një burrë nga Kansasi i bëri gruas së tij një dhuratë shumë mbresëlënëse në 50-vjetorin e martesës së tyre.

Ai mbolli 1.2 milionë luledielli për të, rreth 320 hektarë lule, për përvjetorin e tyre më 10 gusht.

Lee Wilson filloi mbjelljen e luleve në maj me ndihmën e djalit të tij.

Në deklaratat e tij për një televizion lokal, ai pyeti veten “çfarë dhurate duhet t’i bëjë ai të dashurës së tij?”. Ai shtoi se e ka menduar shumë dhe se duke qenë se gruas i pëlqen luledielli, “ky është një vit i mirë për t’i mbjellë ato”.

“Ai më bëri të ndihem shumë e veçantë. Nuk mund të ishte një dhuratë më perfekte për përvjetor sesa një fushë me luledielli”, tha bashkëshortja me fat, Renee Wilson.

Çifti u njohën në shkollën e mesme.

Takimi i tyre i parë pasi mbushën 16 vjeç ishte në një festë me patina. Wilson thotë se ai e dinte që atëherë e tutje se Renee “ishte e vetmja dhe e vetmja”, ashtu si dhurata që i bëri…/tesheshi.com/

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re